Kush janë 2 këshilltarët shqiptarë të pakënaqur që me 13 këshilltarët serbë, tentuan t’a rrëzojnë pushtetin në Bujanoc?!

Mediat serbe, gjatë ditës së djeshme, kanë raportuar se fal një mosgatishmërie të Stojança Arsiq, pushteti në Bujanoc, mbijetoi.
Ajo që ishte planifikuar për seancën e djeshme të Asamblesë komunale në Bujanoc, gjithnjë sipas mediave serbe, është se bllokut opozitarë prej 13 këshilltarëve serbë (10 këshilltarë nga SNS dhe 3 këshilltarë nga SPS), kanë qenë të gatshëm qës t’i bashkohen edhe gjashtë këshilltarët, respektivisht dy këshilltarët e pakënaqur shqiptarë, të cilët me shumë vetëdije, do të tentonin që t’a përmbysin koalicion gjithëshqiptarë në arritur në Tiranë.

Mirëpo, gjithçka, ndrsyhoi, për faktin që, Stojança Arsiq, nuk erdhi në seancë.
Qeverisja aktuale në Bujanoc, fillimisht përbëhej nga katër listat shqiptare PD, PVD, LPD dhe APN, koalicion i arritur me ndërmjetësimin e ish ministrit Gent Cakaj, derisa një këshilltar i UDSH-së, që nga fillimi, nuk ishte pjesë e shumicës qeverisëse.

Në muajin shkurt, Alternativa për Ndryshim, braktisi koalicionin, me arsyetimin se: “Krimenelët e luftës së Kosovës, po i vendosni në Bujanoc”, duke aluduar në dhënien e pëlqimit të Kuvendit komunal mbi ndërtimin e objekteve kolektive për refugjatët e vitit 99’ nga UNCHR.
Pas braktisjes së koalicionit, APN dhe UDSH paralajmëruan se do të bashkohet në një vijë të vetme opozitare, me katër këshilltarë, kundër shumicës shqiptare, duke potencuar se do të angazhohen me tërë potencialin që të rrezojnë qeverisjes aktuale në Bujanoc, me preteksin se ky koalicion as për së afërmi nuk i përmbush pritjet e qytetarëve shqiptarë.

Por, cilat mund të jenë pritjet e shqiptarëve nga një koalicion i ri, ku shumicë ndërmuese janë këshilltarët serbë, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim.

Megjithate, ajo që deri më tani ende nuk është e sigurtë, se kush ishin ata dy këshilltarët e pakënaqur shqiptarë me koalicionin aktual, e që ishin të gatshëmm për përmbysje të qeverisjes gjithëshqiptare.

Aktualisht, opozita ne Bujanoc përbëhet nga 4 këshilltarë shqiptarë, 13 serbë dhe 2 romë, duke lënë për t’u shpresuar se kalimi i dy këshilltarëve shqiptarë nga pozita në opozitë, do të krijonte një shumicë të re, kombinim i cili është pabesueshem, por i mundur.

Portali LUGINALAJM, ditëve në vijim do të përcjell të gjitha ngjarjet mbi krijimin e shumicës së re, rrespektivisht “dy këshilltarëve shqiptarë” të pakenaqur me koalicion e Tiranës./LUGINALAJM/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.