Kush ishte prof.Hasan Mustafa i cili sot ndrroi jetë?! – lexo biografinë

1548

Profesori Hasan, u lind më datë 24.01.1954 në Fshatin Dobrosin,ku në vendlindje kreu mësimin fillor deri ne klasë te katërt, për të vazhduar pastaj nga klasa e pestë deri në klasën e tetë ne Pograxhë.
Shkollën e mesme, (gjenerata e dytë) e kreu në Tërnoc, ndërsa Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, e kreu në Universitetin e Shkupit, më 01.07.1978
Gjatë vitit shkollor 1978/79 punësohet në Shkollën e mesme “Sezai Surroi”, si Profesor I Gjuhës shqipe. Duke hasur vështirësinë e kohës, edhe Profesori nuk e pati të lehtë ne kryerjen e detyrës, saqë në periudhën e vitit shkollor 1983/84 s’bashku me disa Profesorë të tjerë ishte nën vështrimin e Sistemit të kohës, që për disa “ lëshime” edhe mund të suspendohej nga puna.
Gjatë kësaj periudhe sa ishte edhe Profesor I shkollës sone, me ndihmën e kolegëve Profesori Hasan, u angazhua edhe me aktivitete te lira sic ishin organizimet e dramava, komedive apo edhe te garave te recitimit. Profesori me shume profesionalizem udhëhoqi edhe grupin e krijueseve te rinj, ku ne te njëjtën kohë ishte edhe anëtar revstës shkollore “ Zgjimi Rinor”.
Duke qene si nje shembull që me të vërtetë duhet ndjekur, Profesori Hasan, me shumë përkushtim I’u dha Profesionit, duke punuar deri në ditën e fundit të pensionimit të tij.
Meritat e shumta për punën e palodhur të Profesorit, për kontributin e tij në Arsim, si dhe për dashurinë e madhe të treguar ndaj nxënësve nuk kanë të ndalur.
I shprehim Ngushëllime të sinqerta Familjes Mustafa!
Qoftë I përjetshëm kujtimi për Profesorin.

Nga Drejtoria e shkollës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *