Për zgjedhjet lokale të parapara më 22 tetorit, në Republikën e Kosovës, për kryetar komune, është nominuar edhe një luginas.
Ai është profesori i historisë Isuf Ahmeti nga Lerani i Preshevës që ka marrë besimin të garoj për komunën e Fushë Kosovës.
Ahmeti, për ketë funksion, është nominuar nga Alenaca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit.
Ndryshe, Fusha Kosova, njihet si “vatër” e shumë luginasve të pasluftës, ku mijëra qytetar më 99’ janë shpërngulur ekskluzivisht nga Medvegja, por edhe nga Presheva e Bujanoci në Fushë Kosovë.
Tashmë Fusha Kosova, është shumë afër të bëjë historinë, me që, mund të udhëhiqet nga një intelektual i Luginës./Lugina-Lajm/