Kush është kosovari që u varros në qytetin e Novi Sadit?!

1028

Një trup i pajetë i një shtetasi të Kosovës ka qëndruar për disa ditë në Serbi.

Imer Kerelaj nga Gjakova raportohet se ka vdekur më 17 korrik në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novi Sad, ku ishte duke u shëruar.

KTV-ja ka kuptuar se ai kishe shkuar në këtë qytet serb për të punuar në sektorin e ndërtimtarisë.

Mirëpo, trupi i 41-vjeçarit nga komuniteti egjiptian është varrosur në varrezat e personave të panjohur në Novi Sad.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Xhelal Shaqiri nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Ai ka thënë varrimi është bërë në Serbi pasi nuk është lajmëruar asnjë familjar apo trashëgimtar i ligjshëm për identifikimin e Kerelajt.

“Trupi i të ndjerit është varrosur në varrezat e të panjohurve në Novi Sad. Nuk ka pasur asnjë familjar apo trashëgimtar të ligjshëm që ka mundur ta identifikoj sepse kjo është procedura. Asnjë familjar i tij i ligjshëm nuk është lajmëruar”, ka thënë Xhelal Shaqiri nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Policia nuk ka gjetur asnjë person në vendlindjen e Kerelajt në Gjakovë, i cili do të mund të bënte identifikimin e tij.

Ndërsa në fshatin Shtupel të Klinës jetojnë disa familje që mbajnë mbiemrin Kerelaj dhe që thonë se janë kushërirë të largët të Imerit.

Njëri nga ta ka treguar për KTV-në se megjithëse kanë pasur lidhje familjare me të vdekurin, dinë shumë pak për jetën e tij, pasi nuk e kanë parë asnjëherë.

Ai ka kërkuar që Kerelaj të varroset në Klinë.

Halil Kerelaj është një tjetër kushërir i largët i Imerit. Ai thotë se nuk janë njoftuar që trupi i tij është varrosur në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *