“Kurir-i serb”: Thaçi dhe Rama do ta provokojnë Vuçiqin në Tiranë (Foto)

160

auto_4gggggggggg1432196687Vizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të zhvillohet në Shqipëri, sipas mediave serbe nuk do të jetë sipas rregullave protokollare.

E përditshmja beogradase ,“Kurir”,  në numrin e sotëm ka shkruar rreth kësaj vizite që do të jetë më 27 maj.

Sipas kësaj gazete, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe zv.kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kanë planifikuar që t’i bëjnë ‘kurth’ Vuçiqit dhe ta provokojnë atë, transmeton zeri.info

Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri. Vizitën e Vuçiç në Shqipëri, e kishte paralajmëruar këshilltari i kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi.

Me ardhjen në Tiranë, Vuçiç i përgjigjet ftesës së bërë nga kryeministri Rama, i cili në 10 nëntor të 2014-ës kur zhvilloi vizitën zyrtare në Beograd. Vizita e Ramës në Serbi ishte e para e një zyrtari të lartë shteti që pas 68 vitesh.

“Në këto shtatë muaj ne mundëm të korigjonim atë që në vitet e kaluara ishte lënë në harresë dhe kjo është një gjë e madhe, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por edhe për të gjithë rajonin,” ka thënë Shkelzen Maliqi. /Zëri/ – /LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *