Kur turpi ska skejë?! Kamberi e mbrojti në kuvend, ai i gëzohet akuzës së prokurorisë serbe ndaj deputeti shqiptar (FOTO&VIDEO)

Kështu po ndodh. Muaj më parë, deputeti Shaip Kamberi shtroi në Kuvendin republikan, çështjen e shkarkimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, si një rast të pa precedent, dentisti preshevar, dhe miku i ngusht i Shqiprim Arift, dr.Driton Salihu, i gëzohet faktit që Prokuroria serbe po kërkon ti ngritet akuzë deputetit shqiptar, Shaip Kamberi.

Ketë gëzim Salihu e ka paraqitur përmes shpërndarjes së statusit të kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi, ku ka shkruar:

Deputeti paska thonë: “E dje u njoftova zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish paska propozuar që të ngritet akuzë ndaj meje për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” përderisa kam ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019”

– Sha u bo vlla me kta kryetart tpvds?

“A po ke presion, shantazhe dhe kërcënime nga shteti?”

Kjo është pyetja që viteve të fundit më kanë shtruar më së shumti të afërmit, miqt, mediat, qytetarët etj”

Unë pe veti, A di me bo kanalizim ti?

Kujtojmë që, Driton Salihu në kohën sa ka qenë drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ka bërë veprimin e turpshëm, prej ku nga nxjerr pamje nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihej, kryetarja Ardita Sinani me vjehrrën e sëmurë.

Më poshtë e gjeni vegzën në të cilën shihej fjalimi i deputetit shqiptar, Saip Kamberi, ku kundërshton shkarkimin e driton Salihut nga pozita e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *