Kur “premtimet bëhen realitet”: Lulzim Maliqi ndihmon Klubin e futbollit të femrave që vepron në Preshevë dhe Bujanoc (FOTO)
Nëpërmjet një postimi të publikuar në profiling zyrtae Klubi i futbollit për femra “Presheva-Bujanoci”, ka bërë të ditur që premtimet e biznesmenit shqiptar nga Gjermania, Lulzim Maliqi, tanimë janë bërë realitet.
Siç thuhet në shkrim, “Premtimet u bënë realitet”, duke thënë se donator Lulzim Maliqi, kishte premtuar uniforma për futbollistet e reja dhe donacioni sot u realizua.
Ja siç thuhet në origjinalitet:
Premtimet u bene Realitet,
Pronari i kompanis ,,Maliqi”
z.Lulzim Maliqi para dy dyteve premtoi uniforma te reja per futbolliste dhe futbollistet tona dhe donacioni u realizua,
Flm .z. L.Maliqi
Flm. DIASPORA
Forca Vajza
Ecim para
Kujtojmë që, Lulzim Maliqi është me prejardhje nga Konçuli I Bujanoci, ndërsa jeton dhe vepron ne Munchen të Gjermanisë. Ai, njihet si një sportdashës dhe kontribues i madh I klubeve shqiptare në Luginë të Preshevës dhe Gjermani./LUGINALAJM/