KUJDES: Që sonte, inspektoriati i Bujanocit në aksion, kryeshefi Metin Ramizi kërkon rrespektimin e masave

“Prej natës së sotme, inpektoriati i Komunës së Bujanocit, do të fillojë me kontrolle nëpër objektet e ndryshme hotelerike nē Bujanoc, gjithnjë në përputhje me rrespektimin e masave të reja antiCOVID” – ka deklaruar Metin Ramizi, kryeshef i inpektoriatit në Komunën e Bujanocit.

Sipas tij, instrukcionet tashmë janë detajizuar nga qeveria, dhe kontrollet do të jetë pas orës 22:00h, atëherë kur do të duhet të rrespektohen masat e vendosura nga Qeveria e Serbisë.

Ramizi, nga pronarët e objekteve hoteliere, ka kërkuar që të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë masat, në të kundërtën do t’iu shqiptohen gjoba./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *