Kujdes, kanceri: Vranja në nivelet më të larta të rrezatimit në Serbi!

279

1440160487-radijacijaSipas rezultateve të sistemit automatik të majtjes së rrezatimit në Serbi, të publikuara në web-portalin srbatom.gov.sr, qyteti i Vranjës është në nivelet më të larta të rrezatimitme 134 nanosivert në orë. Ky rezultat e bënë qyetin e Vranjës të dytin në Serbi për nga niveli i rrezatimit, menjëherë pas qytetit të Novi Sadit i cili karakterizohet si “lider” i rrezatimit me 147 nanosivert në orë, shkruan OK radio.
Problemi me rrezatimin në qytetin e Vranjës, thuhet të ketë lindur në vitin 1999, kur mali i fshatit Plaçkovicë, i cili gjendet vetëm 1.000 metra largësi në vijë ajërore, është sulmuar shumëherë nga aeroplanet luftarak të NATO-s. Gjithashtu, mendohet se sulmet e NATO-s mbi caqet serbe në Vranjë, kah qenë të varfëruara me uranium.
E tëra kjo, lidhet edhe me nurmin hiperbollik me sëmundjen e kancerit në rrethin e Vranjës. Ashtu edhe siç shihet nga terreni, numri më i madh i të sëmurve me kancer krahasuar me numrin e banorëve në total, jugu i Serbisë është në vendin e parë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *