KTV: Doktoresha e shumëkërkuar Gjina Zeqiri, ndodhet në Bujanoc?!

170

Siç raporton KTV, Doktoresha e shumëkërkuar, Gjina Zeqiri mund t’i kushtojë braktisja e qytetarëve, të cilëve ua shkëputi shpresën për t’u bërë me trashëgimtarë.

Inspektorati shëndetësor, pas inspektimeve që ka bërë, ka rekomanduar bordin për licencim të profesionistëve shëndetësorë që të shqyrtojë licencën e saj, pasi janë vërtetuar se ajo ka bërë shkelje të shumta, derisa spitalit që ajo drejtoi i është pezulluar licenca, njofton KTV, transmeton LuginaLajm.

Baraku ka përmendur të gjeturat e raportit, i cili tashmë ka nxjerrë konkluzione dhe iu është rekomanduar këtyre bordeve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por, Zeqiri, që i mohon të gjitha këto, tashmë veprimtarinë e saj të njëjtë po e ushtron në Bujanoc, për çka ajo është e gatshme të bashkëbisedojë me pacientët, për t’i informuar gjerësisht me punën që po e bën atje, raporton KTV.

Por, kur është kontaktuar nga KTV-ja për të dytën herë, për të marrë një qëndrim lidhur me ato që kanë ndodhur, ajo nuk ka qenë e gatshme të përgjigjet, e për më tepër, ka akuzuar mediat se nuk janë korrekte ndaj saj.

Zeqirit i ishte mbyllur veprimtaria e njëjtë edhe në vitin 2008 për të njëjtat arsye, përcjell koha.net. Edhe në atë kohë ajo kishte ikur në Serbi, por më vonë e hapi spitalin sërish, i cili përfundimisht u mbyll në nëntor të vitit të kaluar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *