KSHZ-ja shpall rezultatet preliminare: Pendarovski president i ri i Maqedonisë së veriut me 51.83 % të votave të fituara

184

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konference për shtyp para pak minutash njoftoi se nga 3 436 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 97,84 për qind të tyre, gjithsej kanë dalë të votojnë 816 649 votues ose në përqindje 46,64 për qind. Nga këto të dhëna të deritanishme Gordana Siljanovska ka marrë 363 980 vota, apo shndërruar në përqindje 44.57%. Ndërkohë që Stevo Pendarovski ka marrë 423 292 vota, apo shndërruar në përqindje i bie 51.83 %.

“Zgjedhje korrekte dhe atmosferë e qetë. Nuk kishte denoncime për parregullsi që paraqet edhe një hap para drejt demokratizimit të shoqërisë sonë. Qytetarët votuan lirshëm dhe votuan për kandidatin që ata menduan se është më mirë”, tha Derkovski./Alsat/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *