KSHL për vendimin e KRZ-së mbi ripërsëritjen e zgjedhjeve: Është vendim i turpshëm dhe politik

Pas aprovimit të kërkesës të Partisë Socialiste serbe – SPS për ripërsëritje të zgjedhjeve në lagjen e Strukarëve në Tërnoc, ka reaguar shtabi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, ku ka thënë se: “Vendimi i KRZ I turpshëm dhe politik”.

“Duke zgjedhur të veprojë në bazë të politikave partiake qendrore e jo në përputhje me Ligjin, Komisioni Republikan Zgjedhor, sapo votoi për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc.

Arsyetimet krejtësisht politike të përfaqësuesëve të partive politike qendrore edhe njëherë dëshmuan se ata zgjedhin politikën e tyre ditore para rrespektimit të ligjeve në fuqi dhe se definitivisht nuk e duan prezencën e Shqiptarëve në Parlament”- thuhet ndër të tjera në njoftimin për oponinion të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Për KSHL, vendimi i sotëm i KRZ-së, është tentim për vjedhjen e mandatit i institucionalizuar edhe nga vet organi që ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu përmes këtij njoftimi, KSHL, ka bërë të ditur që do ti drejtohet Gjykatës Administrative si shkallë e fundit e vendosjes./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.