Kryetarja Sinani mirëpreti në takim fituesin e Olimpiadës së artë në matematikë, Arben Ajredini

Kryetarja Sinani mirëpret në takim fituesin e medaljes së artë në matematikë, Arben Ajredini

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur sot në takim, preshevarin që fitoi vendin e parë në matematikë, Arben Ajredinin.

“Nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021. Ky është Arben Ajredini”- ka shkruar ndër të tjera kryetarja Sinani.

Ajo për më shumë tha se: Arbeni është universalja jonë. Dëshmia se edhe nga një vend i vogël je bota. E bëhesh vlerë e saj. Medalja e Arbenit është edhe kritika më e besueshme për politikën. Vetëdijësimi se duhet të investojmë para së gjithash në njerëz

Kujtojmë që, gjatë ditëve të kaluara, student e matematikës që gauan në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare, I ka pritur në takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë postimin e kryetares Sinani pas takimit që I bëri Arben Ajredinit, fituesit të Olimpiadës Ndërkombëtare në matematikë.

Nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë  në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021.
Ky është Arben Ajredini
Student i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës dhe përfaqësues i Kosovës , ai fitoi vendin e parë në një ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës, ku morën morën pjesë mbi 600 studentë nga 113 universitete më prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
Arbeni është universalja jonë. Dëshmia se edhe nga një vend i vogël je bota . E bëhesh vlerë e saj.
Medalja e Arbenit është edhe kritika më e besueshme për politikën. Vetëdijësimi se duhet të investojmë para së gjithash në njerëz
Duke ju zotuar se qeverisja komunale do ta mbështes në garat e mëtejme ndërkombëtare, sot e urova  Arbenin për medaljen dhe e falenderova  për krenarinë që i dha komunës sonë.
Suksese të mëtejme maestro! 

/LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.