Kryetarja e Kuvendit shqiptar Lindita Nikolla ka pritur në takim kryekuvendarin Enver Ramadani – i premton mbështetje të institucioneve të Shqiprisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqiprisë, Lindita Nikolla, ka pritur sot në takim kryekuvendarin e Bujanocit, Enver Ramadani me bashkëpunëtorë.

Pas përfundimit të takimit në Tiranë, kryekuvendarja shqiptare Lindita Nikolla, tha se, kuvendi qeveria dhe institucionet e Shqipërisë do të vazhdojmë të mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevë.

“Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Shqipërisë do të vazhdojmë të mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevës, prosperitetin dhe të drejtat e tyre politike, arsimore, kulturore, ekonomike, sociale etj. dhe përfshirjen më të madhe të shqiptarëve të Luginës në jetën politike, sociale dhe ekonomike të Serbisë” – ka shkruar pas takimit kryetarja Lindita Nikolla.

Më poshtë mund t’a lexoni postimin e plotë të kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla:

Takim i ngohtë me Kryetarin e Kuvendit të Komunës Bujanoc, z. Enver Ramadani, si edhe këshilltaret Afërdita Mustafa, Shermine Beqiri Behluli dhe Ermal Rexhepi si dhe bashkëpunëtorët Nermine Aliji Ademi dhe Fisnik Beluli. Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Shqipërisë do të vazhdojmë të mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevës, prosperitetin dhe të drejtat e tyre politike, arsimore, kulturore, ekonomike, sociale etj. dhe përfshirjen më të madhe të shqiptarëve të Luginës në jetën politike, sociale dhe ekonomike të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.