Kryetarja Ardita Sinani zhvillon takim me kryeparlamentaren shqiptare Lindita Nikolla – kërkon angazhimin e legjislativit shqiptar për hartimin e një program shtetëror
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, gjatë ditës së sotme, në Tiranë ka takuar kryeparlamentaren shqiptare, Lindita Nikollën.
Sipas një postimi të kryetares Sinani, ajo fillimisht ka falenderuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqiprisë, Lindita Nikollën për mbështetjen e saj në përkushtimin e institucioneve kombëtare dhe në sensibilizimin e instancave ndërkombëtare për çështjen e Luginës së Preshevës.
“Duke paraqitur gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës dhe diskriminimin shtetëror të Republikës së Serbisë, kërkova angazhim e bashkërendim të institucioneve legjislative dhe ekzekutive të Republikës së Shqipërisë me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në hartimin e zbatimin të një plani dhe programi shtetëror për Preshevë, Bujanoc dhe Mevdegjë” – ka shkruar Sinani.
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku aktualisht po zhvillon takime tjera të rëndësishme për qytetarët e Preshevës./LUGINALAJM/