Kryetarja Ardita Sinani siguron dy projekte të rëndësishme për qytetarët preshevarë nga dy institucione të rëndësishme në Tiranë (FOTO)

534

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, gjatë vizitës zyrtare që po e zhvillon sot në Tiranë, përveç takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ajo ka takuar edhe Ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, nga ku ka marrë mbështetje për dy projekte të rradhës, ate të “Panairit të librit” dhe “Arti mural”, që do të përkrahen bashkarisht nga dy institucionet e Shqiprisë.
Pas takimit, kryetarja preshevare, përmes një postimi në facebook, ka shkruar:

Panairi i librit dhe “Arti Mural” janë dy projektet e reja që do të mbështetën bashkërisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.

Ja postimi i plotë i kryetares Ardita Sinani:

𝐓𝐀𝐒𝐇𝐌Ë 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐍𝐀𝐈𝐑 𝐓Ë 𝐋𝐈𝐁𝐑𝐈𝐓 𝐃𝐇𝐄 “𝐀𝐑𝐓 𝐌𝐔𝐑𝐀𝐋”

Panairi i librit 📚 dhe “Arti Mural” 👨‍🎨 janë dy projektet e reja që do të mbështetën bashkërisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 dhe Bashkia e Tiranës.

Falenderova përzemërisht 🙏 Ministren e Kulturës, znj.Elva Margariti dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, për përkrahjen 🤝 e tyre për këto dy projekte në veçanti dhe për Komunën e Preshevës.

Këto dy projekte janë të rëndësishëm jo vetëm se organizohen dhe jetësohen për herë të parë 💪, por sidomos sepse kontribuojnë në zhvillimin e fushës letrare ✍, botuese 📕 dhe arkitekturore 🏛 të komunës sonë.

Urime ❤

#Panairi #ArtMural #MinistriaKulturës #BashkiaTiranë #PreshevaEre




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *