Kryetarja Ardita Sinani morri pjesë në konferencën e Akademisë Diplomatike të Kosovës

279

Gjatë ditës së sotme, nën organizimin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik znj. Ardita Sinani mori pjesë në cilësinë e panelistes në Konferencën ndërkombëtare e cila u organizua për shenimin e 5 vjetorit të themelimit të Akademisë Diplomatike të Kosovës.

Këtë konferencë e hapi drejtori gjeneral i Akademisë Diplomatike të Kosovës, z. Beqir Ismaili, duke falënderuar të pranishmit që iu përgjigjën pozitivisht kësaj konference.

Pjesë e kësaj konference ishin ministra e deputetë të Republikës së Kosovës, ndër të cilët zv/ministrja e punëve të jashtme, znj. Rejhan Vuniqi, znj. Albena Reshitaj – ministre e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë, zv/ministri i punëve të jashtme, z. Besnik Hoti, deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Flora Brovina. Pjesë e panelit të kësaj Konference ishin gjithashtu edhe znj. Satka Hajdarpashiq – drejtoreshë e Akademisë Diplomatike të Malit të Zi, znj. Vera Jerbakova – drejtoreshë e Akademisë Diplomatike të Çekisë si dhe znj. Ermina Lekaj Përlaskaj – deputete Shqiptare në Parlamentin e Kroacisë.

Kryetarja Sinani gjatë fjalimit të saj u fokusua në fuqizimin e rolit të femrës në pozitat udhëheqëse, duke kontribuar kështu edhe në ngritjen e peshës së gruas në jetën publike dhe politike në një shoqëri dhe rreth maskilist. Kryetarja Sinani gjithashtu foli edhe për rolin e gruas në zhvillimin ekonomik, duke pasur parasysh që koha e ka dëshmuar që grate në pozita udhëheqëse janë më të përgjegjshme dhe më të prirura për ta luftuar korrupsionin./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *