Kryetarja Ardita Sinani mbështet financiarisht 729 ndërmarrje lokale në Preshevë, pagesa iu ekzekutohet menjëherë

Qeverisja lokale në Preshevë, nën drejtim e Ardita Sinanit, gjatë ditës së djeshme ka mbështetur financiarisht  mbi 700 biznese të vogla dhe të mesme lokale.

Sipas kryetares, Ardita Sinani, nga vendimi i djeshëm, secili biznes përfiton mjete në vlerë prej 20.579 dinarë, ndërsa pagesa i është ekzekutuar 729 ndërmarrjeve lokale, ditën e nënëshkrimit (dje.)

Kjo përkrahje e bizneseve nga pushteti lokal në Preshevë, vjen si ndihmë ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Megjithate, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinan, përmes një sttatusi në facebook, ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për bizneset lokale, ku ka shkruar, se: Përkrahja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) ishte një nga zotimet e mia parazgjedhore në politika ekonomike. Ajo nuk do të mungojë edhe në të ardhmen Me stimuj tatimore, politika fiskale, programe të ndryshme subvencionimesh etj.

Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë, shkrimin e kryetares, Ardita Sinani pas vendimit të përkrahjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në Preshevë:

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐣𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐢 𝟕𝟎𝟎 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐠𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬𝐦𝐞

Sot, qeverisja jonë ka realizuar pagesën e ndihmës financiare për 729 ndërmarrje të vogla dhe të mesme të komunës së Preshevës.

Nga ky vendim, secili biznes përfiton një shumë në vlerë prej 20.576 dinarë, nga ana e buxhetit publik.

Sado që ndihmë e vogël, ajo mund të jetë domethënëse , duke qenë se ekonomia jonë e vogël dhe e mesme është prekur më së shumti nga pandemia

Përkrahja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) ishte një nga zotimet e mia parazgjedhore në politika ekonomike. Ajo nuk do të mungojë edhe në të ardhmen Me stimuj tatimore, politika fiskale, programe të ndryshme subvencionimesh etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.