Kryetari Shaip Kamberi takon pretendetin kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti – kërkon që Lugina të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

195

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë ditës së djeshme ka takuar, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Si temë kyçe takimit në mes të Kamberit dhe Kurtit ka qenë përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si një mundësi për zgjidhje të qëndrueshme për ketë rajon.

Gjithashtu, në takim është biseduar edhe për aktivizimin e Fondit për Luginë të Preshevës.

“Në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendent kryesorë për kryeministër të R. Kosovës biseduam për mundësinë e aktivizimit të Fondit për Luginën e Preshevës dhe çështjet jetike për shqiptarët.

Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun me Beogradin mënyra më e mirë për zgjidhje të qëndrueshme” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Takimi I djeshëm në mes të kryetarit të Bujanocit dhe pretedentin kryrsor për kryeministër të Kosovës, u zhvillua në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *