Kryetari Shaip Kamberi takim pune me kryetarin e Odës ekonomike serbe, Marko Çadezh

227

imageNëpërmjet një njoftimi të komunës së Bujanocit, bëhet e ditur se kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, takoi sot kryetarin e Odës ekonomike serbe, Marko Çadezh, në Beograd.
Bashkëpunimi i komunës së Bujanocit me Odën ekonomike të Serbisë, është prioritet për promovimin e biznesit nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja dhe mbështetjen e zhvillimit të veprimtarive të tyre.
Takimi i parë ishte mbajtur në fund të vitit të kaluar në Bujanoc, në prezencën edhe të kryetarit të Odës ekonomike të Kosovës dhe bizneseve kosovare.
Në takim morrën pjesë edhe shefi i zyrës për zhvillim ekonomik lokal, Enis Salihu, dhe shefi i kabinetit, Rahim Salihu./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *