Kryetari Shaip Kamberi ka pritur në takim profesorët UEJL në Tetovë; “Të thellohet bashkëpunimi institucional në hartimin e projekteve të IPA fondeve”

149

Kryetari i Komunës së Bujanocit, gjatë ditës, ka pritur në takim, disa profesorë të Universitetit të Europës Juglindore në Tëtovë.

Nëpërmjet një njoftimi, thuhet se Komuna e Bujanocit, do të thellojë bashkëpunimin me ketë universitet në hartimin e rpojekteve për IPA fonde.

“Delegacioni me profesor të Universitetit të evropës juglindore, i përbër nga profesorët Jonuz Abdullahu, Memet Memeti dhe Agron Rrustemi, qëndruan për vizitë pune në Bujanoc.

Përveç promovimit, gjatë takimit me kryetarin Kamberi, u dakordua edhe thellimi i bashkëpunimit në mes të komunës së Bujanocit dhe UEJL-së në aspektin e asistimit për shkruarjen e IPA projekteve dhe krijimit të mundësisë për praktikë profesionale për studentët e Bujanocit që studiojnë në këtë Universitet” – thuhet në njoftim të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit.

Profesorët e UEJL, gjithashtu kanë zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *