Kryetari Shaip Kamberi i dërgon telegram ngushëllimi kryetarit të Kuvendit Sami Salihu: “Humbja e çdo anëtari të familjes është e trishtueshme, e aq më e madhe e një fëmiu”

379

Me rastin e vdekjes së djalit të kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Nur (Sami), Salihu, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik i ka dërguar njuë telegram ngushëllimi, ku thuhet se: “Humbja e çdo anëtari të familjes është e trishtueshme, e aq më e madhe e një fëmiu”.

”Me këtë rast, në emër të Kryesisë dhe gjithë anëtarësisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta z. Sami Salihut, duke u lutur që të gjejë forcën për ta përballuar këtë dhimbje” – thuhet ndër të tjera në telegramin e kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi, dërguar Sami Salihut-kryetar i Kuvendit të Preshevës.

Më poshtë ju sjellim telegramin e plotë dërguar nga kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu:

Të pikëlluar me lajmin për vdekjen e djalit të Sami Salihut, kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës.

Humbja e çdo anëtari të familjes është e trishtueshme, e aq më e madhe e një fëmiu.

Me këtë rast, në emër të Kryesisë dhe gjithë anëtarësisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta z. Sami Salihut, duke u lutur që të gjejë forcën për ta përballuar këtë dhimbje.

Shaip Kamberi
Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *