Kryetari Shaip Kamberi del edhe njëherë kundër “fake profilëve”: “Bllokoni”, apo edhe i “Raportoni” sepse ata po nxisin urrejtje – PVD kurrë nuk ka patur nevojë për përkrahës të padukshëm

315

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nëpërmjet një shkrimi në facebook, ka kërkuar nga anëtarërisa e Partisë për Veprim Demokratik, që të gjithë Fake profilët që po prodhojnë lajme të rrejshme, t’i “Bllokojnë”, apo edhe “Raportojnë” në facebook, me të vetmin qëllim shmangjen e eskalimit të çfarëdo lloj situate.

“Ndotjet mediale që po i nxisin këta individë dhe grupe individësh, duke fyer e njollosur individë e subjekte politike, duke përcjellur urrejtje në mesazhet e tyre po çojnë situatën drejt eskalimit të konflikteve” – ka shkruar Kamberi në facebook.

“Rruga për t’i minimizuar dhe përjashtuar nga ambienti jonë këta keqbërës është që ju, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PVD-së, të mos PËLQENI (BËNI LIKE) statuset e tyre, e bile dhe të BLLOKONI dhe RAPORTONI, në masë këta profile të rrejshëm pa përjashtim, si ata që përcjellin URREJTJE ashtu edhe ata që na “PËRKRAHIN” – ka kërkuar kryetari Shaip Kamberi, nga anëtarësia e partisë që udhëheq.

Ai më tej shtoi se: “PVD, gjithmonë, në çdo ambient, në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethana ka patur dhe ka guximin që qëndrimet e veta t’i bëjë transparente për çështjet politike andaj edhe nuk ka nevojë për përkrahës të padukshëm.”

Ja edhe postimi i plot i kryetarit, Shaip Kamberi:

STOP FAKE NEWS

Fake profilat, të sponsoruar apo me vetëiniciativë, po vazhdojnë të ndotin ambientin medial e intelektual të komunës së Bujanocit dhe Luginës së Preshevës.

Ndotjet mediale që po i nxisin këta individë dhe grupe individësh, duke fyer e njollosur individë e subjekte politike, duke përcjellur urrejtje në mesazhet e tyre po çojnë situatën drejt eskalimit të konflikteve.

Rruga për t’i minimizuar dhe përjashtuar nga ambienti jonë këta keqbërës është që ju, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PVD-së, të mos PËLQENI (BËNI LIKE) statuset e tyre, e bile dhe të BLLOKONI dhe RAPORTONI, në masë këta profile të rrejshëm pa përjashtim, si ata që përcjellin URREJTJE ashtu edhe ata që na “PËRKRAHIN”.

PVD, gjithmonë, në çdo ambient, në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethana ka patur dhe ka guximin që qëndrimet e veta t’i bëjë transparente për çështjet politike andaj edhe nuk ka nevojë për përkrahës të padukshëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *