Kryetari Shaip Kamberi bashkë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Novi Pazar – takojnë edhe shqiptarë plisëbardhë nga Tutini (FOTO)

307

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi bashkë me koordinatorin për kulturë pranë Qeverisë së Kosovës, Rexhep Hoti,  dhe analistin Kosovar, Nexhmedin Spahiu, po qëndrojnë për vizitëdy ditore në Novi Pazar.

Gjatë vizitës që po e zhvillojnë në Sanxhak, dje dhe sot, përfaqësuesit institucional të Bujanocit dhe të Republikës së Kosovës, kanë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues institucional dhe qytetar të boshnjakëve në Novi Pazar.

Ata, gjatë së shtunës, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit Nacional të boshnjakëve në Sanxhak, Dr,Sulejman Uglanin, ku kanë biseduar për vazhdimin e ndërtimit të mardhënieve të ndërsjella në mes Republikës së Kosovës, Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës, sidomos në kuadër të Programit Nacional për Rininë, ndërsa gjatë mbrëmjes kanë vizituar edhe Muzeun e qytetit të Novi Pazarit, objekt ky që gjatë vitit 1941 – 1945, mbante emrin “Naim Frashëri” dhe ishte shkollë në gjuhën shqipe.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, mysafirët nga Bujanoci dhe Kosova janë takuar me disa qytetarë plisëbardhë me mbiemrin shqiptarë të Boroshtincës së Tutinit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *