Kryetari Ramadani ka takuar zëvendëskryeministrin e parë kosovar, Besnik Bislimi – i kërkon harmonizim të veprimeve në realizimin e projekteve konkrete
Kryetari i Asamblesë komunake të Bujanocit, Enver Ramadani, gjatë së hënës (dje) ka takuar, zëvendëskryeministrin të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.
Ramadani në takim me zëvëndeskryeministrin e parë kosovar, ka diskutuar për problemet dhe sfifat me të cilat aktualisht po ballafaqohen në tërësi qyterarët e Luginës së Preshevës.
Pas takimit, kryetari Enver Ramadani nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se: “Gjatë takimit potencova edhe gjendjen e vështirë socio -ekonomike që preokupon qytetarët në komunën tonë, mungesën e zhvillimit ekonomik, mosinkuadrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe problemet tjera qenësore” – ka shkruar Ramadani.
Ai tutje ka theksuar se: “Ndihma nga institucionet e Republikës së Kosovës është jetike për mirëqenien e shqiptarëve në Luginë dhe se duhet të intensifikohet bashkëpunimi mes insitucioneve tona lokale dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të harmonizimit të veprimeve dhe projekteve konkrete që sjellin rezultate pozitive në përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat shoqërore”.
Më poshtë e gjeni të plotë shkrimin e kryetarit Ranadani pas takimit me zëvendëskryeministrin kosovar Besnik Bislimi:
Dje takova zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës zotëri Besnik Bislimin.
Me të diskutuam për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përditëshmëri qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi.
Gjatë takimit potencova edhe gjendjen e vështirë socio -ekonomike që preokupon qytetarët në komunën tonë, mungesën e zhvillimit ekonomik, mosinkuadrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe problemet tjera qenësore.
Theksova se ndihma nga institucionet e Republikës së Kosovës është jetike për mirëqenien e shqiptarëve në Luginë dhe se duhet të intensifikohet bashkëpunimi mes insitucioneve tona lokale dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të harmonizimit të veprimeve dhe projekteve konkrete që sjellin rezultate pozitive në përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat shoqërore.
Nga zëvendëskryeministri morëm premtimin që Lugina do të trajtohet ndryshe nga kjo qeveri, duke u angazhuar që të ndihmojë në sfera të ndryshme si infrastrukturë, kulturë e sport.
Ai theksoi jetësimin e Fondit për Luginën, përmes të cilit do të mbështeten financiarisht projekte nga sfera të ndryshme e të domosdoshme për komunitetin në Luginë.
Për t’u njoftuar me gjendjen për së afërmi ftova zëvendëskryeministrin që të vizitojë Bujanocin e Luginën dhe mora premtimin se në shtator ne agjendën e tij do të jetë vizita në Luginë të Preshevës.