Kryetari Ragmi Mustafi me apel për drejtorët e shkollave shqipe: “Mbrojeni identitetin ose jepni dorëheqje”

-Foto ilustrim-

Vendimi i ministrit serb për Arsimi, Shkencë dhe Zhvillimit Teknologjik që viti shkollor duhet të nis me intonimin e himnit serb “Boze pravde”, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.

Është kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, që ka kërkuar nga drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, që një gjë të mos të e përfillin.

Ai ka ftuar drejtorët e shkollave shqipe që të dorëheqen, në rast se nuk janë të gatshëm të mbrojnë identitetin kombëtar.

“I FTOJ DREJTUESIT E SHKOLLAVE SHQIPE NË LUGINË TË PRESHEVËS TË DORËHEQEN, NË RAST SE NUK JANË TË GATSHËM TË MBROJNË IDENTITETIN KOMBËTAR E KULTURORË. DINJITETI DHE INTEGRITETI I SHKOLLËS SHQIPE NUK GUXON TË RRËNOHET” – ka shkruar Mustafi, në apelin drejtuar drejtuar drejtorëve të shkollave shqipe.

Kujtojmë që, himni kombëtar serb “Boze pravde”, konsiderohet si përjashtues për pakicat kombëtare, dhe si të tillë, shumë pakica nacionale, nuk e konsiderojnë si adekuat dhe nuk e përfillin si shtetëror./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *