Kryetari Ragmi Mustafa priti në takim sekretarin politik të Ambasadës holandeze në Serbi, Luul Njiman

531

Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, RagmiMustafa priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc, sekretarin Politik pranë Ambasadës Holandeze në Serbi  Luuk Njiman si dhe përfaqësuesin rajonal për politikë dhe stabilitet  Wouter Simonis.

Gjatë takimit zyrtarët uruan për detyrën e marrë kryetarin Mustafa  dhe u interesuan  për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë  kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Mustafa i  njoftoi rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së në të ardhmen duke theksuarës nevojën për një qasje strategjike për konsumimin e të drejtave dhe kompetencave të këtij institucioni ne fushën e arsimit, kulturës, informimit si dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Vlen të theksohet në takimin diplomatëve Holandez  u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme  nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon si dhe temave aktuale politike dhe të sigurisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *