Kryetari Ragmi Mustafa priti në takim Ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçkan: KKSH edhe më tej e angazhuar në sëndërtimin e mekanizmave konkrete me Shqipërinë

186

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Republikës së Shqiprisë në Beograd, Ilir Boçka.

Lajmin mbi takimin e sotëm të zhvilluar në selinë e KKSH-së në Bujanoc, e ka bërë publik, vet kryetari i këtij institucioni, Ragmi Mustafa, nëpërmjet profilit të tij në facebook, ku ka shkruar:

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres e falënderoj për angazhimin e ambasadorit me bashkëpunëtor të Republikë së Shqipërisë, Ilir Boçka.
Bashkëbiseduam për iniciativat dhe mekanizmat e bashkëpunimit.
Artikulimi dhe adresimi i nevojave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës është parësor.
Krijimi i rrjetit te bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, ishte zotim i yni parazgjedhor.
Shumë shpejt edhe me rezultatet konkrete.”

Kujtojmë se, Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka krijuar raporte të ndërsjellta me disa nga ministritë e Qeverisë së Republikës së Shqiprisë./LuginaLajm/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *