Kryetari Ragmi Mustafa për gazetën serbe ‘Danas’: “Qeveria e Serbisë nuk i trajton pjesëtarët e komunitetit shqiptar si qytetarë të barabartë”

591

“Shqiptarët kanë marrë pjesë në të gjitha ciklet zgjedhore. Por, asnjë nga kandidatët për presidentë të Serbisë nga Beogradi nuk ka guxuar të kërkojë votat e komunitetit shqiptar, gjë që tregon se Serbia është larg nga një shtet qytetar. Paragjykimet dhe qasja diskriminuese për komunitetin shqiptar u gjenerua nga maja e elitës politike” ka theksuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, në një intervistë për të përditshmen prestigjioze në Beograd “Danas”.

Më tej është shprehur se “Sigurisht që zgjedhjet lokale do të jenë shumë të ashpra me oferta të ndryshme politike në një frymë demokratike, dhe një listë për zgjedhjet parlamentare do të jetë e gatshme. Tani për tani, ka një marrëveshje nga të gjitha partitë përkatëse shqiptare që të ketë një listë të vetme. Ky propozim u refuzua nga një subjekt politik”.

Pragu ka ndryshuar, dhe kështu kushtet për hyrjen e përfaqësuesve të pakicave kombëtare në parlamentin e republikës po ndryshojnë. Cili është pozicioni juaj për këtë?

Parlamenti serb miratoi ndryshime në Ligjin për zgjedhje parlamentare, si dhe Ligjin për zgjedhjet lokale, i cili uli pragun zgjedhor nga pesë në tre përqind. Ne nuk e prisnim atë. Megjithatë, këto ndryshime në fakt parashikojnë që partitë e pakicave kombëtare nuk kanë nevojë të fitojnë tre përqind të votave për t’u caktuar mandatet, me ç ‘rast, kur shpërndahen mandatet duke përdorur sistemin e mbledhësit më të madh të kuotave, kuotat e listave të zgjedhura të partive minoritare rriten me 35 përqind.

Lista zgjedhore e një partie ose koalicioni të partive të pakicave kombëtare gjatë shpalljes nga Komisioni Zgjedhor i Republikës, mund të kërkojë mendimin e këshillit kombëtar kompetent nëse paraqitësi i listës zgjedhore është parti e pakicës kombëtare ose koalicion i partive të pakicave kombëtare. Por, së shpejti do të shohim efektin real në vetë aplikimin.

Cilin e shihni si problemin e partive politike shqiptare kur ato paraqiten në fushatën zgjedhore me programet e tyre si në vend ashtu edhe në atë kombëtar?

Këto janë të njëjtat probleme që ishin të pranishme pesë ose 10 vjet më parë. Dhe ka të ngjashme nga 20 vjet më parë se shqiptarët nga Lugina e Preshevës janë terroristë, ekstremistë separatistë, e liga armiqësore dhe të ngjashme. Kjo për faktin se Qeveria e Serbisë nuk i trajton pjesëtarët e komunitetit shqiptar si qytetarë të barabartë. Të gjitha qeveritë e deritanishme pas Gjinxhiq janë një dështim i plotë. Nuk kanë arritur të krijojnë as kushte optimale për qytetarët e Republikës së Serbisë që të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre individuale, dhe mashtrojnë veten dhe bashkësinë ndërkombëtare në promovimin e të drejtave dhe lirive kolektive të qytetarëve të pakicave kombëtare. Si është e mundur që në këtë kohë në Serbi lejohet që fëmijët, qytetarë të Serbisë të mos kenë tekste shkollorë për arsimimin në gjuhën e tyre amtare, siç është rasti me nxënësit shqiptarë.

Natyrisht, ka shumë probleme në integrimin e shqiptarëve në institucionet e shtetit të Serbisë.

Si është e mundur që studentët studiojnë me mjete vetjake jashtë shtetit, e shteti i cilin nuk investon asnjë cent për shkollimin tyre në fund nuk ia njeh as diplomat shqiptarëve. Ndërkohë, ende është e pranishme në Serbi që për shkak të orientimit politik dhe etnik, shqiptarët nuk mund ose shumë vështirë të gjejnë punë në ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore. Ndërsa procedurat për pasivizimin e vendbanimit po bëhen më të zakonshme, e cila është një procedurë jokushtetuese dhe antik civilizuese.

A ka ndonjë problem me përdorimin e simboleve kombëtare?

Shteti ende nuk na lejon të theksojmë simbolet kombëtare të një komuniteti, që është e drejta jonë kushtetuese. Si është e mundur që shteti të mos lejojë shprehjen e lirë të simboleve kombëtare të një komuniteti (e drejtë kushtetuese e komunitetit shqiptar). Qeveritë serbe nuk kanë arritur të integrojnë komunitetin shqiptar, si pjesë e jetës publike dhe institucionale, sepse nuk donin, e jo se nuk kanë qenë në gjendje, ose nuk kanë pasur mundësi. Madje nuk kanë filluar as dialogun me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të komunitetit shqiptar në lidhje me “Planin 7 pikësh” të cilin Qeveria serbe e kishte adaptuar si mjet për dialogim.

Në fakt , kanë punuar, dhe ende bëjnë të kundërtën. Presion socio-ekonomik, deri sa injorojnë problemet reale e politike, e shpien në relativizimin dhe anulimin e të gjitha të drejtave civile të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar. Këto zgjedhje do të duhet të i përgjigjen si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato parlamentare./Nacionali/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *