Kryetari Ragmi Mustafa kërkon nga Ministri i Punëve të Bredshme të Kosovës Ekrem Mustafa përjashtimin e qytetarëve nga Lugina në rast të shtimit të masave reciproke ndaj Serbisë

606

Pas paralajmërimit  se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ministri i punëve të brendshme EkremMustafa do të propozojë si pikë të rendit të ditës vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe patentë-shoferëtm. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, iu ka drejtuar me shkresë /kërkesë Ministrit EkremMustafa që në një rast të tillë të mos përfshihen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

 “KKSH-ë përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që e fuqizon shtetësinë e Kosovës” është nënvizuar në shkresë

Por, “duke qenë se autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë vazhdojnë diskriminimin mbi baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi; mbështetja e Qeverive të Republikës së Kosovës mbetet jetike për ruajtjen e substancës së tyre kombëtare, sidomos në Luginën e Preshevës” thuhet në shkresë.

“Masat të cilat pretendohen të ndërmerren duhet shtuar kujdesin në raport me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Masat e tilla godasin qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës,e që do të shprehej si një diskriminim i dyfishtë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” përfundon shkresa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *