Kryetari Ragmi Mustafa ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin: “Dialogu me Serbinë ndër çështjet më të biseduara”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, gjatë ditës së sotme, ka takuar zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe i ngarkuar edhe për çështje të dialogut me Serbinë.

Pas takimit të zhvilluar në Prishtinë, është kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, që shkurtimisht është deklaruar rreth takimit.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpritem nga zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Besnik Bislimi.

#Bashkë për një qasje strategjike e programatike për të përmirësuar pozitën e Luginës së Preshevës” – ka shkuar Mustafi pas përfundimit të takimit.

Megjithate, jo zyrtarisht LUGINALAJM ka mësuar se takimi ndërmjet Mustafit dhe Bislimit ka zgjatur rreyhn dy orëve, dhe në të janë biseduar edhe çështjet e tjera të rëndësishme për qytetarët e Luginës së Preshevës./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *