Kryetari Ragmi Mustafa i drejtohet edhe njëherë me kërkesë Komunës së Preshevës për sigurimin e një zyreje për KKSh-në – Shqiprim Arifi po hesht!

412

Nëpërmjetr një shkrese drejtuar Komunës së Preshevës, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, edhe një herë ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, për sigurimin e një zyreje, për KKSH-në në Preshevë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) , për të dytën herë që nga konstituimi , ju ka drejtuar me kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion.
KKSH konsideron se hapja e zyrave edhe në Komunën e Preshevës ka për qëllim të jetë edhe fizikisht prezent e që asiston në operacionalizimin e veprimtarisë së tij në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, monitorimin e zbatimit e të drejtave të shqiptarëve nga fushat përkatëse
– thuhet në njoftimin e lëshuar nga KKSH.

Vlenë të theksohet, KKSH nuk ka zyre as në Medvegjë e as në Preshevës. Deri më tash jemi në konsultime e sipër me komunën e Bujanocit për zgjerimin e selisë në Bujanoc si dhe me Komunën e Medvegjës për hapjen e një zyre në Medvegjë. Komuna e Preshevës ka injoruar dhe nuk ka hasur në mirëkuptim për kërkesat e KKSH deri më tani, për zyre dhe mbështetje institucionale si dhe përfshirje në përballjen me sfidat e vjetra dhe të reja që rëndojnë mbi shqiptarët e komunës së Preshevë. Besimplotë që kjo do të ndryshojë sa më shpejtë dhe së bashku të krijojmë ura lidhëse të bashkëpunimit ndërinstitucional – thuhet ndër të tjera në njoftimin e publikuar për media nga KKSH.

Megjithate, Komuna e Preshevës, në asnjë mënyrë nuk po gjenë formë për përkrahje të punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar, derisa për ketë institucion, ka parapa vetëm 1 milion dinarë, karshi Komunë së Bujanocit, e cila ka nda 5 milionë dinarë për punën e KKSH-së për vitin 2019-të.

Nga shumëkush, kjo sjellje e Komunës së Preshevës, po cillësohet si reflektim i Shqiprim Arifit, pas humbje së thellë të shkaktuar nga PVD, në zgjedhjet e 4 nëntorit. Deri më tani, Shqiprim Arifi nuk po gjenë kurajo që përkundër ndarjes së 1 milion dinarëve për KKSH-ë, ai as edhe ato pak mjete nuk po i transferon në institucionin më me vlerë për shqiptarët e Luginës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *