Kryetari Ragmi Mustafa i drejtëpërdrejtë me Shqiprim Arifin: Mos u merrë me çështjen e arsimit se ajo i takon KKSH-së, realizo premtimet elektorale

933

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, se  po merret me tema që nuk janë kompetencë e tij, duke tentuar të anashkalojë mosrealizimin e premtimeve elektorale.

“Keqardhje që kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi vazhdon ta manipulojë opinionin publik me çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Është e njohur se çështja e teksteve mësimore është KOMPETENCË EKSKLUZIVE ligjore e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se nuk është çështje nën kompetenca të qeverisjeve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës” – ka shkruar Mustafa në facebook.

Kryetari Mustafa, për më shumë ka sqaruar se: Opinioni publik, është njoftuar se në kuadër të përgjegjësive të tij ligjore, Këshilli Kombëtar Shqiptar është në proces të sigurimit të teksteve shkollore, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe me ministritë përkatëse të arsimit të Shqipërisë dhe të Serbisë.

Ndonëse e kuptojmë përpjekjen për propagandë politike, ftojmë kryetarin e Komunës së Preshevës që të përqendrohet në realizimin e premtimeve të tij parazgjedhore në qeverisjen e tij si kryetar i Preshevës dhe të mos i anashkalojë ato përmes temave që nuk janë në përgjegjësi të tij” – ka shkruar Mustafa, përcjell LuginaLajm.

Gjithashtu, ai pati edhe një thirrje, se: “Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh gatishmërinë e tij që ta ndihmojë kryetarin e Preshevës në realizimin e premtimeve të tij që janë në interesin e përgjithshëm të preshevarëve.”

Kujtojmë se, kompetencë ekskluzive e Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë: arsimi, gjuha, flamuri dhe informimi./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *