Kryetari Nagip Arifi priti në takim Ambasadoren britaneze, Sian MacLeod

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur sot Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian MacLeod e shoqëruar nga këshilltari i saj Vlladan Avramoviq.

Sipas njw njoftimi nga Komuna e Bujanocit, “kryetari Arifi e ka njoftuar ambasadoren britaneze rreth situatës politike, sociale dhe ekonomike në Bujanoc, me theks të veçantë problemet rreth nostrifikimit të diplomave dhe mos interesimi i organeve shtetërore për zhvillimin ekonomik të pjesës jugore të Serbisë, ku bëjnë pjesë Bujanoci dhe Presheva”.

Gjithashtu, nw njoftim, thuhet se, Ambasadorja MacLeod përsëriti mbështetjen e Britanisë së Madhe në zhvillimin e komunave më të pazhvilluara në Serbi, si Bujanoci dhe Presheva./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *