Kryetari Mustafi e njofton Ambasadoren britaneze me problemet e shumta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“Pasivizimi i adresave dhe humbja e të drejtës për t’u pajisur me dokumente të identifikimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës” janë ndër temat kyçe që kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i ka bashkëbiseduar ndaras me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian MacLeod dhe me përfaqësuesit e Zyres së Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale në Hagë.

Gjithashtu, kryetari i KKSH-së me Ambasadoren britaneze kanë biseduar edhe për përfaqësimin e dobët të shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe problemim me mosnjohjen e diplomave nga universitet e Kosovës.

Ky është postimi i plot i kryetarit të KKSH-së pas takimeve të zhvilluara me Ambasadoren britaneze në Beograd dhe përfaqësuesit e Zyres së Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale në Hagë:

ZBATIMI I MARRËVESHJEVE MES PËRFAQËSUESVE POLITIK E INSTITUCIONAL TË SHQIPTARËVE ME QEVERINË E SERBISË MBETEN NË FOKUS

Pasivizimi i adresave dhe humbja e të drejtës për t’u pajisur me dokumente të identifikimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nënpërfaqësimi i tyre nëpër institucionet republikane, mosnjohja e diplomave universitare nga Republika e Kosovës të rinjve shqiptarë në Luginë, moszhvillimi ekonomik i këtij rajoni me varfërinë ndër më të lartat në Serbi, centralizimi I shtetit ka përjashtuar pjesëmarrjen e komuniteteve në jetën institucionale; ishin disa nga temat që I biseduam me Ambasadoren e Britanisë së Madhe, Sh. S Sian MacLeod!

Intensifikimi I komunikimit me përfaqësuesit nga bashkësia ndërkombëtare janë në kërkim të zgjidhjeve të munguara për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive.

Gjithashtu, takimi me përfaqësuesit e zyrës së Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale nga Haga i njoftuam në detaje pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.