Kryetari Mustafa zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin Hoti: “Hapja e Zyres së Luginës në Qeveri të Kosovës, mundësi për qasje më serioze institucionale dhe shtetërore”

182

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të themeluar një Zyre për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës në Kosovë.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret dhe vlerëson vendimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, falënderova sot përmes një bisede telefonike kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti për këtë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt institucionalizimit të çështjes së Luginës së Preshevës nga Republika e Kosovës” – thuhet në shkrimin e publikuar nga kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.

Mustafa, gjithashtu ka potencuar se: “Ndërlidhja institucionale në mes të Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është jetike për shqiptarët e këtij rajoni.”

Më poshtë mundë të lexoni të plotë shkrimin e kryetarit Mustafa, pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosvës, për themelimin e Zyres së Luginës së Preshevës, në kuadër të kryeminitrisë:

Hapja e Zyres se Luginës në Qeveri të Kosovës, Mundësi për qasje më serioze institucionale dhe shtetërore

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret dhe vlerëson vendimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, falënderova sot përmes një bisede telefonike kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti për këtë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt institucionalizimit të çështjes së Luginës së Preshevës nga Republika e Kosovës.

Hapja e zyrës është padyshim një nga vendimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveritë e Kosovës që nga paslufta. Sado që mund të duket simbolike, kjo zyre është fillim I veprimit institucional dhe shtetëror të Kosovës, sipas praktikave të shteteve me demokraci të zhvilluar, të cilat kujdesen institucionalisht për ruajtjen dhe zhvillimin e të drejtave të bashkëkombësve të tyre jashtë kufijve shtetërorë.

Urojmë që kjo zyre tanimë mënjanon politikat improvizuese qeveritare dhe fillon qasjen institucionale dhe shtetërore në koordinimin, adresimin dhe zgjidhjen e sfidave të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ndërlidhja institucionale në mes të Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është jetike për shqiptarët e këtij rajoni.

Si pjesë e masave të domosdoshme të trajtimit programor e sistematik të çështjeve të shqiptarëve të Luginës ishte edhe kërkesat drejtuar nga kryeministrit Hoti, ku patëm kërkuar edhe hapjen e një zyre të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në kuadër të Kryeministrisë.

Urime Luginë!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *