Kryetari Mustafa takim me ministrin e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Kosovës, Shyqiri Bytyqi – shqyrtohen mundësitë e reja të bashkëpunimit institucional

463

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtor, ka takuar në Prishtinë, ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi.

Takimi i zhvilluar sot në Prishtinë në mes të kryetarit Mustafa dhe Ministrit Byqyti, u karakterizua me shqytimin e mundësive të bashkëpunimeve të reja dhe ngritjes së cilësisë të arsimit profesional në shkollat shqipe të Peshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sot pata kënaqësinë me një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar të mirëpritemi në takim nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) të Republikës së Kosovës, z.Shyqiri Bytyqi.
Bashkëbiseduam rreth gjendjes dhe sfidave të arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ministri Bytyqi mbështet iniciativën e KKSHës dhe homologes, ministres Besa Shahini. Dhe shprehi gatishmërinë e plotë të MAShT që të ndihmojë në koordinim, sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, shqyrtuam disa nga mundësitë e bashkëpunimeve të reja, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në institucionet shkollore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përmes inkuadrimit në programet e MAShT, apo në bashkëpunim me institucionet tjera, jo vetëm në Kosovë.

Ndërkaq, kerkova nga Ministri Bytyqi të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentë kandidat nga Lugina e Preshevës dhe të rritet sipas nevojës, gjë për të cilën morëm edhe mbështetjen e ministrit.

E falënderova ministrin për gatishmërinë që Luginës së Preshevës të i jipet mbështetja që i duhet” – ka shkruar Mustafa në facebook.

Vlenë të theksohet se që nga ardhja e Ragmi Mustafës në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, këtij institucioni më me vlerë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, i’u janë hapur mundësitë e reja për bashkëpunim me të gjitha institucionet nga Kosova, Shqipëria dhe Ambasadat e huaja në Beograd./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *