Kryetari Mustafa pret në takim komesarin e lartë për pakica Kairat Abdrakhmanov; bisedojnë për një mori problemesh me të cilat po ballafaqohet shqiptarët e Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim komesarin për për pakive nga Haga, Kairat Abdrakhmanov.

Kryetari Mustafa dhe komesari Abdrakhmanov, kanë biseduar për problemet me të cilat po ballafaqohen në përditshmëri shqiptarët e Luginës së Preshevës, si diskriminimin, pasivizimin e adresave dhe mospërfaqësimin e shqiptarëve në institucione Republikane.

“Diskriminimi, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi dhe refuzimi për përfshirje të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore mbeten sfida që presin zgjidhje.

Komuniteti shqiptar është në kërkim të zgjidhjeve adekuate sepse të drejtat janë të patjetërsueshme. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës” – ka shkruar kryetari Mustafa, pas takimit me komesarin Abdrakhmanov.

Gjithashtu Ragmi Mustafa, ka vlersuar se Dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës.

Më poshtë mundë ta lexoni të plotë shkrimin e kryetarit Ragmi Mustafa pas takimit me komesarin e lartë për pakica, Kairat Abdrakhmanov.

TË DREJTAT JANË TË PATJETËRSUESHME

Sot mirëprita në një takim miqësor e produktiv Komisarin e Lartë për Drejtat e Pakicave nga Haga, z. Kairat Abdrakhmanov.

Falënderova për bashkëpunimin dhe për qasjen konstruktive në adresimin e çështjeve dhe shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nënvizova pamundësimin e realizimit të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë përmes akteve nënligjore dhe procedurave administrative.

Diskriminimi, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi dhe refuzimi për përfshirje të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore mbeten sfida që presin zgjidhje.

Komuniteti shqiptar është në kërkim të zgjidhjeve adekuate sepse të drejtat janë të patjetërsueshme. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *