Kryetari Musliu priti në takim Komesarien e Lartë për pakica Astrid Thors!

150

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu priti dje një delegacion nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për pakica kombëtare të prirë nga Komesaria Astrid Thors, William Romans – Këshilltar i Lartë, Natacha Andonovski Carter- Këshilltare e Lartë Juridike dhe shefi i zyres së OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley.
Në takim u bisedua për gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës si dhe bisedimet me Qeverinë e Beogradit për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve ishte i interesuar edhe për realizimin e konventave ndërkombëtare me inpaktë të drejtpërdrejtë në Luginë.
Musliu çmoi lartë kontributin e OSBE-së e në veçanti edhe të vetë komisionares Thors e cila është angazhuar edhe personalisht në procesuimin dhe krijimin e parakushtve për fillimin e ndërtimit të godinës së fakultetit në Bujanoci sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve.
Nga ana e saj, komisionaria Thors përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. Vlerësoi lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët.
Komisionari Thors ishte i interesuar edhe për raportet në rrugëtimin e KKSH-së si nga institucionet republikane ashtu edhe lokale duke shprehur nevojën e zbatimit të Ligjit mbi këshillat nacionale e që është esencial në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale.
Vlen të theksohet se gjatë takimit vëmendje e veçant iu kushtua arsimit në Luginën e Preshevës të të gjitha nivele, ku kryetari Musliu ngriti shqetësimet sa u përket teksteve shkollore, mbarëvajtjes mësimore, plan-programet mësimore dhe kushtet mbi të cilat është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *