Kryetari Kamberi priti në takim ambasadorin amerikan Kyle Scott – bisedohet për gjendjen aktuale në Luginë, karshi bisedimeve Kosovë-Serbi

251

Para pak minutave ka përfunduar takimi në mes të kryetarit Shaip Kamberi dhe ambasdorit amerikan Keli Scott.

Në takim në mes të Kamberit dhe ambasadorit Scott është biseduar për gjendjen aktuale politike në Luginë të Preshevës nga prizmi i iniciativave të reja në bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe mundësi e refleksionimit të këtyre bisedimeve në rajon.

Siç merrë vesh LuginaLajm, gjatë qëndrimit të tij një Luginë të Preshevës, ambasadori amerikan nuk do t’a takojë kryetarin e Preshevës, ndërsa gjatë ditës do t’i vizitojë trupat paqëruajtëse në bazën “JUG” në Cepotinë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *