Kryetari Jonuz Musliu në Tiranë për çështjen e kuotave të studentëve dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe

137

thumbnail_14203006_1247340748631422_1104947218_oKryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, dje ka realizuar një vizitë pune në Tiranë. Musliu dje është takuar me Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Erjon Ndroqi dhe Drejtoreshën për Arsim të Lartë në Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Linda Pustina.

Temë gjatë këtij takimit ka qenë çështja e kuotës e ndarë për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në universitet publike të Republikës së Shqipërisë dhe mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore në Luginën e Preshevës.

Tashmë edhe pse kuotat për studentë shqiptarë që shkojnë nga trojet në Shqipri është kompetencë e Universiteteve musliu ka marrë zotimet e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të shqyrtojnë kuotat ndara për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si detyrim Kushtetues për përkujdesjen e shqiptarëve jashta territorit të Republikës së Shqipëris. Me këtë rast, Musliu jo vetëm që kërkoi të jenë në nivelin vitit të kaluar por edhe të dyfishohen në mënyrë që mos të mbeten shqiptarët e Luginës së Preshevës pa mundësin për të studjuar.

Gjithashtu, Musliu ka kërkuar që urgjentisht tekstet mësimore për shkollat fillore të sigurohen nga Republika e Shqiprisë. Përfaqësuesit e Ministrisë theksuan se janë të njohur me gjendjen e arsimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përveç tjerash edhe përmes raportit të Komisionit Parlamentar i cili patë qëndruar në një vizitë në Luginën e Preshevës. Ashtu që do të ndërrmarin të gjitha masat e mundshme për ti dalë në ndihmë dhe pajisur nxënësit me tekste shkollore.

Gjatë vizitë në Tiranë, kryetari Musliu u takua njëashtu edhe liderin e opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në takim u shqyrtua gjendja aktuale politike dhe pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kryetari Musliu e njoftoi me problemet dhe diskriminimin me të cilin po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e që është duke u manifestuar në metoda më perfide. Lideri i opozitës Basha është zotuar që çështjen e Luginës së Preshevës do të procedojë për të hapur një debat parlamentar në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Vlenë të theksohet se kryetari Musliu ka pasur edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të Republilës së Shqipërisë me çrast ka kërkuar angazhim dhe përkushtim më të madhë ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *