Kryetari i PVD-së Shaip Kamberi vlerëson lartë referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 92’: “Për herë të parë shqiptarët e këtij rajoni patën mundësinë për t’a shprehur vullnetin e tyre politik”

371

Në vigjilie të 27-të vjetorit të mbajtjes së referendumit mbi autonominë territoriale me të drejtë bashkangjitje me Kosovën, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka lëshuar një deklaratë për opinion, ku vlerëson lartë ngjarjen politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, 27-të vjet më parë.

Në deklaratën e Kamberit, thuhet: “Rëndësia Kryete veçantë e Referendumit qendron në faktin se për herë të parë Shqiptarët e këtij rajoni patën mundësinë për t’a shprehur vullnetin e tyre politik, duke paraqitur modelin politiko- juridik për zgjidhjen më të drejtë të statusit të tyre politik, përmes të cilit do të mundësohej zgjidhja efikase dhe e drejtë problemeve të rënda jetësore.”

Në vazhdim, ju sjellim dekleratën e plot të kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi, me rastin e 27 vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 mars të vitit 1992.

Plot 27 vjet më parë, në Luginë të Preshevës- Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë-u mbajt Referendumi i 1 dhe 2 mars 1992.

Nga kjo distancë kohore kemi mundësi të bëjmë shqyrtim më objektiv të kësaj ngjarje historike që vazhdon të ketë peshë të jashtëzakonshme politike për Luginën e Preshevës, sidomos në këtë periudhë, në të cilën po presim edhe arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, për ta qetësuar dhe ndërtuar paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimorë.

Në radhë të parë, rëndësia e veçantë e Referendumit qendron në faktin se për herë të parë Shqiptarët e këtij rajoni patën mundësinë për t’a shprehur vullnetin e tyre politik, duke paraqitur modelin politiko- juridik për zgjidhjen më të drejtë të statusit të tyre politik, përmes të cilit do të mundësohej zgjidhja efikase dhe e drejtë problemeve të rënda jetësore.

Referendumi i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës ishte organizuar në bazë të qëndrimeve të paraqitura në “Deklaratën politike për pozitën e popullit shqiptarë në Jugosllavi” të Këshillit Koordinues të partive politike shqiptare në ish Jugosllavi të 03.09.1991, pjesë e të cilit ishin edhe Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu është me rëndësi të potencohet se ky Referendum, por edhe Referendumi në Kosovë si dhe Referendumi i Shqiptarëve në Maqedoni, u mbajtën në vigjilie të shpartallimit të ish Jugosllavisë dhe pretendonin të paraqesin publikisht strategjinë politike për zgjidhje demokratike të statusit të Shqiptarëve në ish Jugosllavi duke u bazuar në vlerat evropiane.

Në opinion ndër këto 27 vite ka shumë diskutime lidhur me dështimet apo pamundësinë e gjertanishme për t’u realizuar vullneti politik i shprehur me Referendum.

Shumë shpesh po ngatërrohet strategjia e veprimit politik me të cilin përcaktohen objektivat madhore, që ne i kemi përcaktuar me anë të Referendumit, me veprimet legale të bazuara në ligjet ekzistuese, të cilat tërë kohën ishin restriktiv e shumë shpesh edhe diskriminues.

Në këto diskutime rëndom nuk merren parasysh edhe faktet se pas Referendumit u shpartallua ish Jugosllavia me pasoja të rënda tragjike, të përcjellura me luftëra të përgjakshme. Ndërsa Shqiptarët e Luginës së Preshevës drejtëpërdrejtë u ballafaquan në format më të egra të luftës në Kosovë, por edhe të luftimeve në Zonën e Sigurisë Tokësore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm çështja e realizimit të vullnetit politik të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës të shprehur me Referendum, por edhe çështja e zgjidhjes së problemeve ekzistenciale jetësore në Luginë të Preshevës po pamundësohet me format më drastike në rradhë të parë për shkak të raporteve jonormale të Serbisë me Kosovën, dhe rrjedhimisht për shkak të qëndrimeve dhe praktikës diskriminuese shtetërore ndaj Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në gjithë këtë periudhë veprimi politik, Beogradi zyrtarë asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri e vullnet adekuat politik për të konsideruar shqiptarët qytetarë të barabartë.

Për periudhën vijuese, në kuadër të procesit të Brukselit dhe bisedmikeve Kosovë-Serbi, shihet rëndësia e posaçme deklarimit për autonomi politike dhe territoriale për Luginën e Preshevës, me vullnetin për bashkim me Kosovën.

Është shumë e qartë se Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 kurrë nuk mund ta humb vlerën e tij historike.

Jemi të vetëdijshëm se realizimi i këtij synimi strategjik politik, për të cilën u deklaruan në mënyrë plebishitare Shqiptarët e këtij rajoni, është objektiv madhor që kërkon angazhim permanent të përbashkët të gjithë forcave politike shqiptare në Luginë të Preshevës, por, para sëgjithash përkrahje substanciale të strukturave shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.

Marrëveshja e shumpritur mes Kosovës dhe Serbisë, përfundimisht, nëse dëshirohet që në Ballkanin Perëndimorë të ndërtohet paqe afatgjate, do të duhet të japë përgjigjen e drejtë edhe për kërkesat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *