Kryetari i PVD-së Shaip Kamberi kritikon sjelljen e kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi: “Trillo sa të duash, ka gjasë që me trillimet e tua t’ia kalosh edhe kontit gjerman Munchhausen”

523

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në profilin privat, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin e ka quajtuar “konti preshevar Munchhausen”.

Ketë “epitet”, kryetari Kamberi i’a ka dedikuarit të parit të Preshevës, Shqiprim Arifit për “dështimet e njëpasnjëshme në realizimin e premtimeve megalomane parazgjedhore në Komunën e Preshevës”.

Kamberi ka shkruar, se: “Kontin preshevar Munchhausen me çdo kusht po do me çorientu opinionin me nxjerrjen e temave të reja, derisa edhe e ka porositur: Ti trillo sa të duash. Ka gjasë që me trillimet e tua t’ia kalosh edhe kontit gjerman Munchhausen. Por nuk e ndryshon kurrsesi megaskandalin e “mantelbardhit – ka shkruar Kamberi.

Në vazhdim, mund t’a lexoni të plotë shkrimin e kryetarit, Shaip Kamberi:

Konti preshevar Munchhausen me çdo kusht po do me çorientu opinionin me nxjerrjen e temave të reja.

Dështimet e njëpasnjëshme në realizimin e premtimeve megalomane parazgjedhore – të dhëna në stilin e Kontit Munchhausen- po e detyrojnë kontin preshevarë me trillu tema për ta çorientuat opinionin nga premtimet boshe, sidomos nga skandali i drejtorit të përkdhelur të tij në Shtëpinë e shëndetit i cili, duke keqpërdorur kamerat e sigurisë, ka shkaktuar një skandal të paparë derimë tani në Preshevë.

Në vend që të deklarohet për skandalin, konti preshevar Munchhausen, e quan përçarëse viktimën dhe trillon tema të “reja”.

Ti trillo sa të duash. Ka gjasë që me trillimet e tua t’ia kalosh edhe kontit gjerman Munchhausen.

Por nuk e ndryshon kurrsesi megaskandalin e “mantelbardhit”.

DORËHEQJA NUK MJAFTON.

Nga ana tjetër, Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, gjatë ditës së nesërme do të nis një peticion përkrahës për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, i cili, kishte publikuar pamje nga kamerat e sigurisë të kryetares së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *