Kryetari i Kuvendit të Kosovës i jep mbështetje Shaip Kamberit: Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dhënë mbështetje, Shaip Kamberit, bartësit të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet parlamentare të 3 prilit.
Konjufca, mbështetjen për deputetin Kamberi, e ka dhënë pas takimit të zhvilluar në Prishtinë, ku ka theksuar se:
Pata nderin ta pres në vizitë deputetin Shaip Kamberi. Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët. Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi.
Tutje, kryekuvendari kosovar, Glauk Konjufca ka premtuar se, Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku./LUGINALAJM/