Kryetari i KT Zoran Stankoviq shpërndan çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit e klasave të para në Zhbevc dhe Lluçan (FOTO)

206

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, gjatë ditës së sotme u ka dorëzuar çanta dhe pajisje të tjera shkollore nxënësve të shkollave “Dragomir Trajkoviq” të Zhbevcit dhe “Sami Frashëri” të Lluçanit.

Stankoviq i shoqëruar nga drejtori i shkollës fillore serbe “Dragomir Trajkoviq”, çantat dhe mjetet e tjera të punës i ka shpërnda rreth orës 11:00, nga ku kanë vazhduar për në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Lluçan, ku i shoqëruar nga drejtorin Qemajl Beqiri, ai ka shpërnda dhjetëra çanta dhe pajisje shkollore nxënësve shqiptarë të Lluçanit.

Megjithate, Stankoviq gjatë qëndrimit të tij në Lluçan, ka premtuar në mbështetjen e gjetjes së një zgjidhjeje për renovimin e objejtit të shkollës “Sami Frashëri”.

Kujtijmë se Trupi Koordinues, për 11 vjet rresht ka siguruar mjete shkollore dhe çanta falas për të gjithë nxënësit e klasave të para nga tre komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *