Kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa: Kampion i dështimeve dhe i premtimeve politike

118

10452332_923958114291643_2429296148857002445_nShkruar nga Xhelal Memeti

Dështimet e kryetarit Ragmi Mustafa me partnerët e koalicionit (PDSH,BDL;RD) më dhanë një impuls për të shkruar një shkrim në lidhje me gjërat që kan ndodhë për dy mandatet e qeverisjes së pushtetit lokal në Preshevë.

Dështimet e partive ekzistuese në bashkëqeverisjen e pushtetit lokal në Preshevë (PDSH-BDL-RD) në realizimin e programeve politike dhe të premtimeve të shumta “me fjalorë patriotik” për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve si pakicë kombëtare asnjëherë nuk janë realizuar : kërkesat për barazi kolektive të pakicave kombëtare apo ekonomike në këtë shtet. Por përkundrazi është rrit trysnia e zyrtarëve të qeverisjes së Sërbisë dhe aparatit shtetëror në të gjitha segmentet e shoqërisë përgjatë mandateve të qeverisjes të PDSH-së ( mandati i parë 2006-2012,mandati i dytë 2012-2016).

protesta-3Qëllimi i këtij shkrimi është të tregoj se partitë politike shqiptare që kanë abuzuar me sinqeritetin e popullit, nuk kan asfarë vlere. Pa u thelluar më tepër se cila parti ka bërë më shumë për popull, apo cilat janë dështimet e tyre, por një gjë është shumë e sigurtë se e kanë tepruar me abuzime,keqpërdorime nga më të ndryshmet. Partitë politike shqiptare që garojnë në fushatat zgjedhore, po mundohen më tepër ta poshtërsojnë njëra tjetrën, se sa ta fitojnë masën përmes programeve politike të tyre. Akuzojnë njëra tjetrën për padrejtësi,diskriminim ndaj popullit shqiptarë dhe për krime, nga ana tjetër harrojnë se çka kan premtuar. Udhëheqja e deri tanishme, nga partitë shqiptare (PDSH,BDL;RD), kan qenë udhëheqës mizorë që ngjan me modelin e udhëheqjes komuniste, apo sundimeve të tjera të perandorive të rrepta. Ky sundim mizor, që po i shtyp qytetarët e shkretë, falë propagandave masive dhe bombastike që i përgadisin për çdo zgjedhje, ku po shfrytëzohen miliona dinarë npër fushata zgjedhore për t’ua mbushur mendjen qytetarëve se ne kemi qenë gjithmonë për ju, kurse më tutje nëse na votoni do të jemi ata të cilët punët që na kanë ngecë gjer më tani pa mbaruar do t`i realizojmë bashkërishtë. Me të vërtetë janë bërë qesharake. Këto ditë jemi deshmitarë për një luftë që pritet të ndodhë në mes partnerëve të koalicionit rreth miratimit të buxhetit për vitin 2016-të në komunë të Preshevës ( presim befasi politike) , dhe këta partnerë të koalicionit po tentojnë të përdorin forcën e tyre manipuluese për t’i nënshtruar qytetarët sa më shumë në “klikën” e tyre. t`ua shpërlajnë trurin dhe manipulojnë nga njerëz që me vite u kanë duartrokitur atyre, edhe pse nuk kan pasur dobi nga ajo. Disa prej tyre hiqen sikur nuk i kuptojnë marifetllëqet e tyre, për shkak se janë të varur nga ato, i`u lëpihen sa për të fituar punë, duke marrë një rrogë duke ndejtur në shtëpi, apo disa prej tyre i kuptojnë mirëpo përsëri veprojnë ashtu sepse ashtu u konvenon dhe ua mbanë fytyra. Shtrohet pyetja deri kurrë me trillime të tilla? Vallë a nuk e paten boll këta 15 vjet të qeverisjes z. Ragmi Mustafa… Duket qartë se popullata i sheh me sy kritik,siç po thuhet në opinion, se rrallë herë e kanë perfaqësuar popullin shqiptarë siç duhet. Rrallë herë populli i donte ata më të vërtetë, por në shumë raste, ose ata kishin lidhje të ngushtë me ata, ose ishin të varur, ose silleshin rreth tyre për punë, ose për të marrë një rrogë duke ndejtur në shtëpi, ose për t`u punësuar në administratë pa e ditur edhe vetë se ku e ka zyrën,ose i perkrahin ata në mënyrë që ta shohin keq partinë tjetër që e urrejnë(PVD dhe UDSH-në). Kohet e fundit jemi deshmitarë të një hovi më të theksuar të debateve të ndryshme në lidhje me problematikat që i tangojne qytetarët e Preshevës në jetën e përditshme.Këto problematika po bëhen më të theksuara sa më shumë që i afrohemi datës se zgjedhjeve të vitit 2016-të.. Problemet duhen trajtuar dhe debatuar nga se një shoqëri qe nuk i trajton dhe debaton problemet e ka destinacion dështimin. Mirëpo këto problematika debative kur kalojnë nga rrafshi i qytetarëve të zakonshëm në debat politik atëherë edhe niveli debativ duhet të jetë politik. Dhe kur vimë te debati politik atëherë kemi dy taborre politike : Njëra që është në pushtet dhe mundohet ti afirmojë dhe mbrojë ato të arritura programore (nëse i ka) dhe tjetra që është në opozitë e cila duke sulmuar pushtetin për dështim dhe mosrealizim të projekteve programore politike dhe njëherit duke ofruar ofertë më të mirë politike dhe përsëri pozita përmes asfatimeve të rrugëve dhe shtrimin e trotuareve me kocka betoni nëpër fshatëra dhe brenda qytetit ; po tenton që përmes premtimeve që t’a marrë legjitimitetin e elektoratit për një mandat të ri katërvjeçar. “Kjo qeverisje lokale që sot na përfaqëson në Preshevë është e papërgjegjëshme dhe nuk është reale, pa program dhe vizion politikë , prandaj përmes këtij aktiviteti dhe angazhimi politikë të çdo qytetari në veçanti, synojmë të bëjmë ndryshim në politikëbërje, kjo është arsyeja e paknaqësis,revoltës , dmth nuk kemi arsyeje personale, grupore apo klanore, por thjesht na ka nxitur ndërgjegjja, dëshira për të bërë një punë më të mirë për të gjithë, pasi duke e ditur se mund të bësh diçka të mirë dhe të qëndrosh anash nuk është as njerëzore e as humane”, Ketu te ne në komunë të Preshevës ,konkretisht te një pjese e atyre që veten mundohen ta quajnë opozitë aktive ,u jane ngaterruar detyrat dhe misioni qe e karakterizon opozitën konkretisht (PVD-UDSH). Do të doja të isha i kënaqur me qeverisjen e Ragmi Mustafës dhe të çdo qeverie tjetër në Preshevë, por, realiteti është ky, me qeverisjen Mustafa , dëshmon se kemi të bëjmë vetëm me zhurmë, propagandë, slogane patriotike dhe suksese virtuale. Cilat janë dështimet e PDSH-së dhe partnerëve të koalicionit (BDL-RD) : E para : Ajo që ndodhi, kohët e fundit, në Luginën e Preshevës, me bllokimin në kufi, nga drejtoria doganore, të abetares shqipe dhe teksteve tjera mësimore , të kujton inkuizicionin në epokën e mesjetës. Autoritetet serbe nuk po arrijnë të çlirohen nga albanofobia. Për pasojë, shqiptarët atje vazhdojnë të mbeten pakica më e shtypur dhe më e diskriminuar në Europë fal dështimeve të qeverisjes së Ragmi Mustafa në Preshevë dhe Nagip Arifi në Bujanoc dhe kryetarit të KNSH-z. Junuz Musliu. E dyta : Dështimi me rastin e largimit të dhunshëm të Lapidarit të dëshmorëve përshkak të politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve në bashkëpunim me Trupin koordinues. E treta: Sigurisht një pjesë të përgjegjësis e rëndon lartë autoritetin lokal me heqjen e gjykatës themelore në Preshevë, përhskak mos daljes në regjisrimin e popullësisë. E katërta : Dhënia e mirënjohjes e ka « rehabilituar kryeminitrin Vuçiq » mbi të kaluarën shoveniste,nacionaliste dhe politike të tij , e cila rishfaqej tani në opinionin rajonal dhe ndërkombëtarë me rastin e luftës në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë ; si dhe e ka deligjitimuar diskriminimin dhe shtypjen evidente shtetërore të shtetit të Serbisë të Luginës së Preshevës. E katërta : Shpallja e Asociacionit të komunave Preshevë-Bujanoc-Medvegjë nga ana e kuvendarëve legjendarë të maskuar me patriotizëm popullist .

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *