Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, sot ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Peter Burkhard

129

Nëpërmjet një kumtese për media, shërbimi për informim pranë KKSh-së, njofton se, kryetari Galip Beqiri, sot ka pritur në takim, ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Peter Burkhard. Për më shumë, ja kumtesa e plotë:

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Galip Beqiri, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Beograd, z. Peter Burkhard.
Kryetari Beqiri e ka njoftuar z. Burkhard për funskionimin e Këshillit në këto katër vite, proceset institucionele të cilat i ka nisur dhe arritjen e rezultateve të prekshme në fushat për të cilat është kompetent KKSH. Gjithatu e njoftoj edhe për problemet dhe sfidat me të cilat KKSH si institucion është përballur.
Beqiri e ka falënderuar për interesimin e vazhdueshëm që ka treguar OSBE jo vetëm për KKSH por edhe për avancimin e bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë.
Ndërkaq, ambasadori Burkhard shprehi mendimin pozitiv për rolin institucional të KKSH-së si bartës kryesor i zhvllimit të bashkësisë shqiptare, pavarësisht problemeve të shumta me të cilat është përballur KKSH gjatë këtyre 4 vjetve.
Më tej, shtoj se ajo çka është e rëndësishme për të gjithë ne se në këto zgjedhje po garojnë të gjitha subjektet politike, por edhe shoqata jo-qeveritare dhe kësisoj më nuk po dëgjohet ma shprehja bojkot.


Në Bujanoc,
06.10.2014

                                                                                                                                                                                                                                                                                Shërbimi për informim i KKSH-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *