Kryetari i Gjilanit: Shqiptarëve të Luginës u duhet përfaqësimi nga Shaip Kamberi
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka shkruar se: shqiptarëve u duhet përfaqësimi nga Shaip Kamberi.
“Prita në takim Shaip Kamberin, përfaqësuesin e shqiptarëve të Luginës i cili po garon për mandatin e dytë të deputetit.
Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na dëshmoi në mandatin që shkoi. Ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet që do të mbahen të dielen e 3 prillit në Serbi, e shqiptarëve u duhet përfaqësimi nga Shaip Kamberi” – ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë që në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, Shaip Kamberi kandidon për deputet popullor nga lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës./LUGINALAJM/
