Kryetari i Bujanocit i shkruan letër Albin Kurtit: Rishqyrtone vendimin e hyrje-daljeve në territorin e Kosovës! (DOKUMENT)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i është adresuar me një leter kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës i ka apeluar këtij të fundit që ta rishqyrtojë  vendimin të hyrje-daljeve në territorin e vendit, transmeton Kosova Post.

Sipas Arifit, kjo kërkesë drejtuar Kurtit vijen edhe  nga shumë qytetarë të Bujanocit, pasi siç tha ai, obligimi për dëshminë e vaksinës me dozën e tretë, apo edhe me ata me dy doza e test PCR, po ua pamundëson lëvizjen qytetarëve shqiptarë nga Bujanoci drejt Kosovës.

“Obligimi për vaksinim me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë. Në këtë rast, përveç qytetarëve të rëndomtë, po dëmtohen edhe studentët dhe bizneset tona që pothuajse lëvizin çdo ditë në drejtim të Kosovës”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

Arifi më tej tha se shpreson të gjendet një zgjidhje në lidhje me këtë, por gjithnjë, sipas tij, duke mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.