Kryetari Beqiri fton në bashkëbisedim të gjitha listat e dalura nga zgjedhjet e KKSH-së

135

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, fton në bashkëbisedim listat që kanë fituar mandate nga zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Shqiptar si: “Koalicionin për të Drejtat e Shqiptarëve”, “Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Partinë Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi”.

Duke u nisur nga rëndësia e veçantë që ka ky institucion për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe gjetiu në Serbi, duke u nisur se ky institucion duhet të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve në Luginë e Preshevës, duke u nisur se ky institucion duhet ndërmarrë vendime me shumicë apsolute si dhe duke u nisur nga rezultatet zgjedhore (“Koalicionin për të Drejtat e Shqiptarëve” ka fituar 7 mandate , “Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar” ka fituar 5 mandate dhe “Partinë Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi” ka fituar 3 mandate), i ftoj përfaqësuesit e këtyre koalicioneve për të bashkëbiseduar për procesin e paszgjedhor në sëndërtimin dhe funksionalizimin e mandatit të dytë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kuptimi dhe rëndësia e këtij institucioni është imperativ i kohës, që bashkarishtë të bashkëbisedojmë për procesin paszgjedhor. Tejaklimi i sfidave dhe zgjidhja e problemeve që e presin këtë institucion nënkupton se nuk mund të ballafaqohet nga një shumicë thjesht. Prandaj, kërkohet një vendosmëri e përbashkët, jo vetëm për të tejkaluat sfidat paszgjedhore, por edhe në demokracinë e krijimit dhe mbarvajtjes si institucion të vetëm shqiptarë në Luginën e Preshevës si shembull i ngritjes politike dhe civilizuese për shqiptarët.

Andaj edhe njëherë ftoj që bashkarisht të bashkëbisedojmë për proceset me rëndësi jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës që do t`i paraprijë Këshilli Kombëtar Shqiptar

Bujanoc, 07.11.2014

Shërbimi për informim i KKSH-së

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon